Rend dhe Ligj

Po transportonte 13 sirianë në makinë me qira, arrestohet një 22-vjeçar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar që u kap në flagrancë, duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Policia thotë se u vu në pranga shtetasi me inicialet A. D., 22 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga policia, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë