Rend dhe Ligj

Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Vlorë, dy të arrestuar

Policia e Vlorës në një aksion të koduar “Selenica”, ka goditur dy raste të kultivimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar rreth 11 kg kanabis dhe duke arrestuar dy persona.

Policia thotë se është ushtuar kontroll në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, banues në fshatin Amonicë, Selenicë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, është arrestuar shtetasi Z. H., 48 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në territorin përrreth banesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit L. B. dhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Z. H.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë