Rend dhe Ligj

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nën hetim dy pronarë në Burrel

Policia e Matit ka finalizuar operacionin e koduar “BILETA”, ku ka konstatuar dhe goditur 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, duke proceduar penalisht 2 pronarë subjektesh.

Policia thotë se janë proceduar penalisht shtetasit A. S., 25 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç, të dy banues në Burrel.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në subjektet e tyre “Bar Cafe”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje kompjuterike dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë