Rend dhe Ligj

Aksident në Korçë, gjen vdekjen një 70-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Kapshticë në fshatin Neviçisht.

27-vjeçari Ervin Gega duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një 70-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.  

Në momentin që ka dalë në mes të rrugës, kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjeti të drejtuar nga Ervin Gega, që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përplasjes drejtuesi i karrocës ka gjetur vdekjen e menjëhershme bashkë me kalin e tij.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës teksa momentalisht aksi nacional Kapshticë-Korçë është i bllokuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë