Rend dhe Ligj

Operacioni “Porosia”, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi SH. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ai është bashkëpunëtor i 6 shtetasve të tjerë të arrestuar më datë 30 gusht 2020, për veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth.

Siç njofton policia, si rezultat i këtij operacioni, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një pune të mirëorganizuar u bë u mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Operacioni vijon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë