Rend dhe Ligj

Lihet në burg pa afat porositësi i vrasjeve në Elbasan, Erion Alibej

Lihet në arrest me burg pa afat porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, tekas ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Policia e cilëson Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë