Rend dhe Ligj

Krimet mjedisore, 11 persona procedohen në Dibër

Policia e Dibrës ka goditur 11 raste të krimeve mjedisore duke proceduar penalisht 11 persona.

6 prej tyre në Dibër e Mat u kapën duke ndërtuar pa leje, kurse 5 të tjerë po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.

“Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit  Shtator,  kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, 5 persona të tjerë janë proceduar, pasi po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.

“Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :

XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur  nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Si përfundim Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar”, vijon më tej policia.

Si përfundim Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë