Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Sarandë teksa një ambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze.
Mësohet se në orën 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë, ambulanca e qytetit është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.
Shoferi i mjetit me targa angleze është plagosur, kurse nga ambulanca një infermiere 57-vjeçare me inicialet A.R, është në gjendje të rëndë për jetën sa është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



