Një i ri 29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gëlltitjes së disa kokrrave fotoksinë. 29-vjeçari Enea Xhaja ishte pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.
Ai banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.
Pasi ka gëlltitur fotoksinën, ka shfaqur shenja të konvulcionit, ndërsa familjarët e kanë çuar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e Fierit.
Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha për ta risjellë në jetë, 29-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, pasi ka ndërruar jetë pas disa orësh.
Ky është rasti i dytë brenda 4 ditësh që dy persona në moshë të re i japin fund jetës tragjikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.