Rend dhe Ligj

Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën

 Atentat me një të vdekur në Durrës! Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini kanë qënë duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur përballë kanë dalë anëtarë të familjes Tatanozi, të cilët i kanë prerë rrugën. Të dy kanë dalë nga mjeti dhe janë konfrontuar fizikisht me agresorët, duke lënë pas në vendngjarje shkop bejsbolli, karrige. Më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin  e armëve të zjarrit, duke plagosur babë e bir. 

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë edhe 39-vjeçari Baboci, ndërsa djali i tij, vetëm 19 vjeç është jashtë rrezikut për jetën. Burime  bëjnë me dije se Baboci kishte marrë plumba në organet vitale dhe për këtë arsye nuk ka mundur që të mbijetojë, edhe pse iu nënshtrua operacioneve. Ndërsa djali, i cili ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, ka marrë vetëm plumb në dorë dhe nuk ka probleme shëndetësore.

Pas marrjes së informacionit lidhur me atentatit, Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje duke shoqëruar për në Komisariat 6 persona, mes tyre edhe i dyshuari kryesor. Megjithatë ende nuk dihet asnjë detaj lidhur identitetin e tij dhe përplasjen mes dy familjeve që çoi edhe në shënimin e një viktime. Të gjithë të shoqëruarit po merren në pyetje nga hetuesit për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të atentatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë