Rend dhe Ligj

4 të dënuar në Tiranë duhet të deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar këtë të mërkurë 4 të dënuarve në Tiranë që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Bëhet fjalë për shtetasit; Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi si dhe Ergys Mëcukun.

Sipas OFL-së, Markola, banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, Dervishi, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Po ashtu, mësohet se Nanushi është i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur” si dhe Mëcuku rezulton i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë