Rend dhe Ligj

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 vajza dhe 2 të tjera u plagosën, arrestohet shoferi i dehur

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi mbrëmjen e djeshme aksidentin e rëndë ku humbën jetë dy vajza në aksin Tiranë-Elbasan.
Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të tunelit të Kërrabës.
Policia bën me dije se shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen me inicialet D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër.

Për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset Lusinga Garunja, 19 vjeçe dhe Xhaneta Qallia 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

58-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë