Talenti shqiptar, Albian Hajdari, që aktivizohej me ekipin e moshave të Basel, në kampionatin zvicerian tashmë do të jetë pjesë e gjigantëve të Juventus. I lindur në vitin 2003, talenti shqiptar është blerja më e re e bardhezinjve. Juventus ka dalë mbi rivalët dhe ka siguruar shërbimet e shqiptarit të Basel. Lajmi është konfirmuar nga portali i njohur sportiv, Tuttomercatoweb.
Hajdari me origjinë nga Kosova dhe me kombësi zvicerane, është ndjekur prej kohësh nga kampionët e Italisë, të cilët e kanë depozituar kontratën e tij (ka firmosur për tre vite) në Ligën Italiane të Futbollit ditën e djeshme.
Mbrojtësi ka luajtur 2 ndeshje me U-17 e Basel dhe aktualisht është pjesë e Zvicrës U17, ku është aktivizuar 3 herë. Ai fillimisht do të jetë pjesë e ekipit U-23 të Juves, aty ku do të ketë shok skuadre një tjetër shqiptar si Giacomo Vrioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.