50 refugjatë të paligjshëm kryesisht afrikanë që synonin kalimin në Itali janë kapur ditën e sotme nga ana e Policisë Kufitare. Emigrantët ishin afruar në bregdet për të përgatitur largimin e tyre drejt Italisë.
Ata janë gjetur në Kepin e Rodonit nga disa turistë kosovarë dhe janë të gjithë të rinj. Në vendngjarje është edhe shefi i policisë kufitare dhe nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë se Kufirit dhe Migracionit që po hetojnë për të identifikuar personat e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore mbetur në tentativë.
Policia e Kufirit i ka shoqëruar në stacionin e përpunimit të refugjatëve, atje ku janë marrë edhe deklaratat e rastit. Pas dhënies së deklaratave të gjithë refugjatët janë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve. Të rinj nga Lindja e Mesme dhe vende të Afrikës në përpjekje për një jetë më të mirë po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të udhëtuar drejt BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



