Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmi i publikuar nga mediat xhamajkane, i konfirmuar më vonë nga ish-kampioni olimpik, vjen pak ditë pas festës së tij për 34° vjetorin e lindjes, në të cilën ishin prezentë edhe sportistë të tjerë, si futbollistët Raheem Sterling (Manchester City) e Leon Bailey (Bayer Leverkusen). Ish-sprinteri xhamajkan është futur menjëherë në izolim për 14 ditë.
Ashtu si dëshmon një video që qarkullon në rrjetet sociale, festa e ditëlindjes të premten është zhvilluar pas asnjë masë parandaluese, duke injoruar komplet distancimin social e pa mbajtur maskat mbrojtëse.

“Ditëlindja më e mirë që ka patur ndonjëherë”, kështu e cilësoi Bolt festën e ditëlindjes së tij. Usain Bolt nuk është i vetmi sportist i njohur që infektohet me covid. Në Qershor, edhe ylli i tenisit Novak Djokovic rezultoi pozitiv me koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



