Atletike

Organizoi festë për ditëlindjen, Usain Bolt pozitiv me koronavirus

Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmi i publikuar nga mediat xhamajkane, i konfirmuar më vonë nga ish-kampioni olimpik, vjen pak ditë pas festës së tij për 34° vjetorin e lindjes, në të cilën ishin prezentë edhe sportistë të tjerë, si futbollistët Raheem Sterling (Manchester City) e Leon Bailey (Bayer Leverkusen). Ish-sprinteri xhamajkan është futur menjëherë në izolim për 14 ditë.

Ashtu si dëshmon një video që qarkullon në rrjetet sociale, festa e ditëlindjes të premten është zhvilluar pas asnjë masë parandaluese, duke injoruar komplet distancimin social e pa mbajtur maskat mbrojtëse.

“Ditëlindja më e mirë që ka patur ndonjëherë”, kështu e cilësoi Bolt festën e ditëlindjes së tij. Usain Bolt nuk është i vetmi sportist i njohur që infektohet me covid. Në Qershor, edhe ylli i tenisit Novak Djokovic rezultoi pozitiv me koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë