Krijimi i një nga testeve më të fundit për Covid-19 duket që është një risi shumë e madhe. Sipas ekspertëve krijimi i SalivaDirect, mori miratimin e menjëhershëm nga Adinistrata e Ushqimit dhe e Barnave në Amerikë (FDA), për t’u përdorur, gjithashtu është një alternativë më e thjeshtë testimi se sa të tjerat.
Ndërkohë q pandemia e Covid-19 vazhdon intensivisht,njerëzit duhet të kthehn në shkolla dhe në punë dhe testi i pështymës është një zgjidhje për mjekët, pasi testi nuk kërkon reagentë kimikë ose tamponë, si ata që janë bërë gjatë pandemisë dhe ofron një përgjigje më të shpejtë sesa testi standard. Ekspertët e universitetit Yale, ku dhe u zhvillua testi besojnë se mund të ofrojë një mënyrë për të përcaktuar më shpejt përhapjen e virusit.
“Sigurimi i këtij lloji fleksibilitetit për përpunimin e mostrave të pështymës për të testuar infeksionin e Covid-19 është thelbësore,” tha drejtuesi i FDA Stephen Hahn në një deklaratë.
Duke krahasuar rezultatet e testeve të pështymës me metodën më të zakonshme, të quajtur reagim zinxhir polimerazë, ose PCR shkencëtarët zbuluan se testi ishte po aq i saktë. Edhe pse SalivaDirect nuk është testi i parë i pështymës që është krijuar, efikasiteti i tij mund të përmirësojë ndikimin e testeve që vijnë në treg. Sipas ekspertëve të universitetit Yale, qasja e saj tejkalon ato të katër testeve të pështymës të aprovuara më parë, duke lejuar laboratorët të shmangin shqetësimet e zinxhirit të furnizimit për reagjentët.
“Ekipi hulumtues tashmë është duke punuar me laboratorë të tjerë për të marrë më shumë teste të autorizuara,” tha Chantal Vogels, një ekspert i shëndetit publik në universitetin Yale i cili drejtoi zhvillimin laboratorik dhe vlefshmërinë e testit.
Një nga grupet e kërkimit drejtohet nga Martin Burke, një kimist në universitetin e Illinois në Urbana-Champaign i cili tashmë ka filluar një test të ngjashëm pështymë që ai zhvilloi në kampusin e universitetit për të ekzaminuar më shumë se 50,000 studentë në fakultet dhe anëtarët e stafit. Koha e shpejtë e kthimit të testit ka lejuar shkollën të arrijë qëllimin e saj prej 20,000 testesh në ditë, ose qëllimi i saj për të testuar studentët dy herë në javë.

Miliona studentë dhe nxënës do të kthehen në shkollë këtë vjeshtë dhe tashmë është një frikë edhe më e madhe se virusi do të shpërthejë përsëri. Ndërsa shkollat janë munduar me zbatimin e masave paraprake të koronavirusit dhe ekzaminimit, Burke beson se shpejtësia dhe përballueshmëria e testit të pështymës mund të jetë diçka më efikase. Testimi i shpeshtë mund të garantojë që një person i infektuar të njoftohet dhe të karantinohet menjëherë përpara se të kalojë virusin tek bashkëmoshatarët.
Ndërsa ekipi i Burke ende po mbledh të dhëna për ndjeshmërinë e testit, ai tha se një studim fillestar klinik tregoi rezultate premtuese.
“Shqyrtimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm është thelbësor për zvogëlimin e “dritares së transmetimit”, duke lejuar ata që janë të infektuar të izolohen herët përpara se të ekspozojnë të tjerët,” tha Burke.

Testi është gjithashtu më i lirë pasi nuk ka nevojë për disa reagentë të fundmë. Studiuesit e Yale vlerësuan se testi mund të kushtojë deri në 10 dollarë për t’u kryer.
“Misioni ynë është të heqim kapitalizmin nga mbikëqyrja. Ne duam të bëjmë teste më të lira, dhe besojmë se kompanitë nuk duhet të përfitojnë shumë nga kjo. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë protokollin tonë falas dhe jemi duke punuar me laboratorët, për të zbatuar hapat e kursimit të kostos dhe kohës,” hulumtuesi kryesor i ekipit të universitetit Yale, Nathan Grubaugh.
Një komponent thelbësor i testimit,është se tamponet nasofaringeale që janë të dizajnuara për kalimin e sipërm të frymëmarrjes të pacientëve, nuk janë shumë të shpejtë dhe gjithashtu janë shumë të parehatshëm për pacientët. Në vend të kësaj, testet e pështymës lejojnë pacientët të pështyjnë në një enë. Testi gjithashtu nuk kërkon që një anëtar i stafit të trajnuar të marrë testin, duke bërë kështu të jenë më pak epidemiolog të nevojshëm dhe të zvogëlojnë më shumë rrezikun e ekspozimit.
“Një nga përfitimet më të rëndësishme për përdorimin e pështymës në vend të një tamponi është se me anë të tamponit është edhe më e vështirë të marrësh sasinë e duhur të provës,” shpjeguan ekspertët.
Testi ende duhet të analizohet, që do të thotë se nuk do të shpejtojë procesin e testimit për vendet që nuk kanë pajisje të certifikuara CLIA, (Ndryshimet e Përmirësimit të Laboratorit Klinik) organi rregullator i Shteteve të Bashkuara për klinikat që kryejnë testime laboratorike të veçanta), ose në vendet ku laboratorët janë të mbingarkuar.
Burimi:The Washington Post/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




