Për vite me radhë, syzet e diellit të kandidatit presidencial të demokratëve Joe Biden ishin pjesë e pandashme e tij dhe si duket, ato do të jenë dhe pjesë e fushatës së tij.
Në prill të 2014, kur ai hapi një llogari zyrtare në Instagram si nënkryetar, postimi i tij i parë kishte në qendër pikërisht syzet e diellit nën logon e Ray-Ban. Gjithashtu dhe në biografinë e tij në Twitter ai ka shkruar, ndër të tjera "I dua aviators" të cilët janë model i Ray-Ban.
Në imazhet më të fundit të kandidatit, ajo logo lehtë mund të vërehet dhe një përfaqësues për fushatën e Biden konfirmoi që kandidati vazhdon të mbajë Ray-Ban edhe sot.
Duke filluar me një çmim relativisht të përballueshëm prej 154 $, "Ray-Ban aviators" mund të blihen pothuajse në çdo qendër tregtare.
Bausch+Lomb, në Rochester, Nju Jork, nisi modelin e syzeve në vitin 1937. Që nga ajo kohë, modeli i popullarizuar ka pasur një ndikim të madh kulturor, duke u shfaqur në filma si "Top Gun", "Eat, pray, love" dhe "Hangover".
Fansat e prodhimit amerikan mbetën të zhgënjyer kur morën vesh se në 1999 Ray-Ban i'u shit "Luxottica Group", kompania më e madhe e syzeve në Itali. Gjithsesi Ray-Ban kurrë nuk e komentoi këtë.
Jordan Silver, pronari i "Silver Lining Optician" në Nju Jork, tha se syzet e diellit aviator "janë si një zgjedhje për dikë që ka shumë vetbesim." Ai vuri në dukje se forma e syzeve që ka përodrur Biden përgjatë viteve, kanë qenë forma e duhur për moshën që ai kishte.
Klientë të tillë "dëshirojnë që forma e syzeve të jetë një mënyrë për të fshehur diçka" siç mund të jenë rrudhat apl qeset nën sy.
Deri më tani Silver nuk ka pasur ndonjë klient që të kërkojë "syze si të Joe Biden" por nuk do të ishte çudi nëse vazhdojnë ta bëjnë tani e tutje.
Ekipi i Biden dhe përkrahësit e tij i kanë kthyer syzet në "hyjni" për kandidatin e tyre.
Në Instagram, përdoruesit mund të provojnë një filtër "Team Joe Aviators" që praktikisht vendos syzet e Biden në fytyrën e përdoruesve.
Gjithashtu po shiten bluza me syzet e tij të printuara si dhe pankarta në formën e syzeve.
Por, ndryshe nga Donald Trump, i cili bën tregti me kapelen e tij "Make America Great Again", Joe Biden nuk shet zyrtarisht asgjë që ka lidhje me syzet pavarësisht shumë thirrjeve nga njerëzit që e duan diçka të tillë për të mirë të fushatës ose edhe për të mbledhur fonde.
Burimi:WallStreetJournal\Përktheu:Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.