Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën në flagrancë me 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate. Mësohet se janë arrestuar S.D., 31 vjeç, S.S., 59 vjeç,dhe Y.K., 49 vjeç. Dyshohet se këta persona, tregtonin lëndë narkotike të prerë në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali. Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




