"Një gjumë i mirë gjatë natës është i rëndësishëm për të përpunuar informacionin gjatë gjithë ditës, si dhe për të rregulluar dhe rizgjuar trupin fizikisht," thotë doktoreshë Nerina Ramlakhan, një eksperte gjumi.
Sipas ekspertes, temperatura normale e dhomës së gjumit është midis 16°C dhe 21°C dhe truri juaj duhet të jetë pak më i freskët se pjesa tjetër e trupit tuaj.
Atëherë, çfarë mund të bëni për të qetësuar veten tuaj dhe për të bërë një gjumë të rehatshëm edhe pse mund të jetë shumë nxehtë?
- Vendoseni mbulesën e jashtikut në frigorifer për disa minuta (vendoseni në një qese plastike).
- Mbushni një shishe me ujë të ftohtë dhe vendoseni në gjunjët tuaj, kyçin e këmbës, kyçet, qafën, ijët dhe bërrylat duke e ndërruar shpesh herë derisa trupi juaj të freskohet.
- Hidratoni lëkurën tuaj para gjumit me krem aloe vera që duhet të ketë qenë në frigorifer.
- Mbushni një shishe parfumi bosh me ujë të ftohtë dhe mbajeni pranë shtratit tuaj, spërkatni fytyrën, pjesën e pasme të qafës dhe pjesën e prapme të gjunjëve për tu qetësuar.
- Përdorni pizhama pambuku dhe çarçafë të hollë, pambuku për shtratin tuaj. Pambuku është materiali ideal për shtratin për të fjetur në verë.
- Sigurohuni që nuk jeni duke ngrënë shumë proteina pasi kjo mund të bëjë që të nxehet trupi juaj duke rritur shkallën tuaj metabolike, sipas ekspertit të gjumit Dave Gibson.
- Hani ushqim pikant, por të paktën tre orë para gjumit. Kjo mund t’ju bëjë të djersitni, gjë që bën të ftohet trupi.
- Ushtroni në mëngjes, jo në mbrëmje, për të ndaluar trupin tuaj të nxehet shumë.
- Në mbrëmje lahuni me ujë të vakët. Kjo du ju bëjë të freskoheni pa e tepruar.
- Përkundër asaj që mendojmë të gjithë, Gibson thotë se duhet të mbajmë dritaret të mbyllura gjatë ditës për ta mbajtur shtëpinë më të freskët. Mbajini edhe perdet e mbyllura.
Burimi:Independent\Përktheu:Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.