Në fillim ishin trajtimet e fytyrës, pastaj depilimi e tani meshkujt po zgjedhin manikyrin pasi e eksperimentuan gjatë izolimit si diçka argëtuese.
Arti i thonjve për meshkuj është bërë trend që në momentin që artistë botërorë si Post Malone, Pete Davidson dhe reperi Bad Bunny u bënë pjesë e tij. Tani sallonet po përballen me një klientelë më të larmishme.
“Klientët tanë janë të gjitha moshave dhe profesioneve të ndryshme,” tha Amy Lin, pronarja e sallonit të thonjve “Sunday studio” në Nju Jork.
Ajo thotë se tashmë klientët e saj variojnë nga një baba me një vajzë pesë vjeçare, në një konsulent biznesi, me burra që punojnë në agjenci të ndryshme etj.

Gjithashtu, markat kryesore të modës po futen në bord. Javën e kaluar “Chanel” zgjeroi linjën kozmetike të burrave, “Boy De Chanel”, duke përfshirë dy nuanca të xhelit të thonjve për burra: e zezë dhe natyrale.
Garrett Munce, kryeredaktor në revistën “Esquire” mendon se thonjtë e lyer nuk janë më një normë stili, por një rebelim kundër standardeve të pranuara.
“Meqenëse kultura jonë e ka parë lyerjen e thonjve si femërore, dikush duhej të dilte dhe të tregonte se nuk është domosdoshmërisht vetëm për femrat” tha Munce.
Munce, i cili normalisht i mban thonjtë të lyer thotë se “sot sheh shumë burra” të rregullt me thonj të lyer.
Ai mendon se popullariteti i “manikyrit” është për shkak të mirëmbajtjes së tyre të ulët. “Kushdo mund të lyeje thonjtë e tij. Është një gjë e thjesht për tu bërë dhe kërkon pak përpjekje, përveç se të presësh që thonjtë të thahen dhe nëse nuk të pëlqen, është lehtë ti heqësh.” thotë ai.

Mei Kawajiri, personi që njihet si estetisti i vipave për thonjtë tha që tani arti i thonjve është më shumë si një nga mjetet për t’ju bërë pjesë të trendit dhe të ecësh në hap të kohës, si tatuazhet ose piercings.
Izolimi u ka dhënë burrave mundësinë për të përqafuar trendet të cilat nuk kishin menduar se do ishin pjesë.
“Kam dëgjuar nga disa shoqe që të dashurit ose burrat e tyre i kanë lejuar të lyejnë thonjtë e tyre për herë të parë. Ndoshta nga mërzia, por edhe ndoshta sepse në një farë mënyre ata ishin të interesuar.” thotë Mei.
Aldwyn Boscawen, i cili ka hapur sallonin e parë të thonjve për burra “Aldwyn & Sons” në Londër, thotë se e filloi këtë biznes për të ndryshuar mënyrën se si mendojnë burrat për trajtimet e ndryshme.
“Pandemia ka rritur ndërgjegjësimin e të gjithëve për higjenën dhe mirëmbajtjen. Ndjenja e mirëqenies dhe kujdesit për veten është po aq e rëndësishme dhe për burrat, “thotë ai.
Burimi:The guardian\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



