Lajme

KPK shkarkon Aleks Nikollin, një prej gjyqtarëve që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi përjetë

Në seacën e fundit para së të marrë pushimet, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit në Shkodër, Aleks Nikolli.

Vendimi u dha sot.

Aleks Nikolli ishte pjesë e trupës së gjyqtarëve që prishën dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin.

Trupi gjykues që bëri procesin e rivlerësimit ndaj tij përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Gjatë shqyrtimit të pasurisë, në një seancë që zgjati disa orë të enjten e kaluar, KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe ngriti dyshime për veprime fiktive nga ana e gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, ndërsa ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi konfirmim.

Në vitin 2019, Aleks Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut. Megjithatë, procesi i vetingut për të u mbyll vetëm me kriterin e pasurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë