Nga Ilir Alimehmeti– Në shtetin New South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.
Pse ka rëndësi Australia?
Dy arsye:
1.Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.
2.Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.
Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat! Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:
- Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
- 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
- 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
- 319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).
- 44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
- ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
- ASNJË I VETËM!
Përfundimet e NCIRS:
- U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
- Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
- Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
- Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishme pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.
Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:
✔ rritet ndërgjegjësimi komunitar,
✔ implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,
✔ qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,
✔ testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.
Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.