Detaje të reja tronditëse zbardhen nga krimi makabër që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Pogradec, ku djali vrau të ëmën e moshuar.
Krimi ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës 15 vjeç.
Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika.
Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllain, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.
Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha.
Paraprakisht u mësua se 44-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk pranonte të merrte mjekim. Po ashtu edhe i vëllai vuante nga probleme mendore.
Sipas së bijës 15-vjeçare, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte “boll jetove”.
44-vjeçari dyshohej se përdorte edhe lëndë narkotike. Ai ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.