Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.
Mësohet se lënda narkotike mbi 200 kg është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie. Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.
Kamioni po ikte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.
Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.