Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasa.
Sipas KPK-së, ajo ka rezultuar e pastër në të tria shtyllat e verifikimit nga vettingu, kontrolli i figurës, vlerësimi i aftësive profesionale dhe analiza e pasurisë.
Trupa gjyqësore përbëhej nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.
Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës.
Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje