Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar nga policia italiane , pasi po transportonte drogë. Ngjarja ka ndodhur në Gallarate, ku i riu që ndodhej në timonin e një furgoni është ndaluar nga policia. Brenda në furgon gjatë kontrolleve u gjetën 8 pako me kokainë me peshë rreth 9 kg, të futura në një çantë pazari të një marke të njohur.

Forcat e rendit kanë rënë në gjurmët e 27-vjeçarit pas një hetimi të gjatë dhe më pas e kanë kapur në flagrancë. Shqiptari i cili kishte leje qëndrimi në Itali shfaqi nervozizëm në momentin kur u ndalua për kontroll nga patrulla.
Tashmë shqiptari ndodhet në burg, megjithatë hetimet vazhdojnë për të bërë të mundur edhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




