Një ditë pas shpërthimit të gazit tek ish-Kombinati në Elbasan brenda Metalurgjikut, Policia e Elbasanit ka arrestuar administratorin e firmës private.
Policia thotë se është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.
Shpërthimi ndodhi prej rrjedhjes së gazit në këtë pjesë të ish-Metalurgjikut ku operonte një firmë private dhe gjatë punës u plagosën tre punonjës që u dërguan me menjëherë me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.