Futboll

Roma dhe Inter ndajnë 1 pikë, Conte e ka me kalendarin

Me barazimin 2-2 kundër Romës, Inter i dha lamtumirën shpresave të mbetura për titull, por mirëpret kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League: ‘’Ne jemi duke bërë gjëra të mëdha pavarësisht nga vendi i dytë. U kualifikuam për në Champions para kohe me 14 pikë diferencë nga vendi i pestë, duke marrë parasysh që Roma, Milan dhe Napoli kishin të njëjtin objektivi si ne në fillim të sezonit. Nëse sezoni jonë konsiderohet i dështuar, çfarë mund të themi për skuadrat e tjera?’’

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me De Vrij, por ishte po holandezi ai që me devijim të pafat dërgoi topin e goditur nga Spinazzola në portën e tij. Në pjesën e dytë, Roma gjeti avantazhin me Mikhytarian, por në fund Spinazzola shkaktoi një penallti duke i dhënë Lukakut shansin për të barazuar.

Zikaltrit po tregojnë rritje në fushën e lojës: ‘’Këta djem duhet të krijojnë përvojë dhe të mësohen të luajnë një lloj të caktuar të lojës. Ekipi duhet të përmirësohet në cilësitë e skuadrës dhe në shumë faktorë të tjerë, por unë për këta djem nuk mund të them asgjë’’- u shpreh trajneri zikaltër.

Në fund Conte hap edhe një polemikë në lidhje me kalendarin: ‘’Është bërë për të na vënë në vështirësi, gjithmonë kemi një ditë më pak pushim sesa shumë ekipe të tjera, gjithmonë duke luajtur natën vonë. Këto gjëra paguhen në fund, është e kotë të sillemi sikur është gjithçka normale. Hera e pestë radhazi që ne luajmë kundër skuadrave që gjithmonë kanë një ditë pushimi shtesë.  Kur ka një kompromis, e paguan Inter. Në fund të fundit, ai që e pëson është gjithmonë Interi. E çuditshme… Ju nuk mund të silleni sikur nuk e shikoni se çfarë ndodh’’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë