Vllaznia arrin një fitore të merituar dhe mban gjalle shpresat e veta, por edhe shpall zyrtarisht Tiranen kampione te vendit dy jave para fundit te kampionatit. Goli i mbrojtësit Adili katër minuta para fundit ka vendosur gjithçka ne takimin e luajtur mbrëmjen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”. Kukësi duhet të mjaftohet me vendin e dytë.
Vllaznia e nisi me mire ndeshjen dhe pati me shume dëshirë për të kërkuar golin, me Sidorenkon, që godet nga bukur jashtë zone dhe gjen përgjigjen e portierit Avdyli”. Pjesa e parë më pas prodhoi futboll të vakët, me Vllazninë të vendosur mirë dhe Kukësin të pafuqishëm për të çarë.

Edhe pjesa e dyte nis mire për vendasit dhe në minutën e 52-te do të ishin dy momente shumë të mira për të kaluar ne avantazh. Vllaznia vazhdon të rrezikojë dhe gjithçka shpërblehet në minutën e 87 kur Adili gjen golin, që i jep fitoren Vllaznisë, dhe titullin e 25-të kampion Tiranës. Para 3 sezonesh i rrëzuan nga Kategoria, Vllaznia ”kurorëzon” Tiranën si kampione.

Ndërkohë ndeshja tjetër e mbrëmjes, mes Teutës dhe Partizani, u mbyll në barazim pa gola sfida. Një rezultat ky që iu shkon më shumë për shtat durrsakëve, të cilët në këtë mënyrë ruajnë diferencën në +4 pikë nga të kuqtë 2 javë nga fundi i kampionatit dhe duken shumë pranë Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




