Futboll

Milani, Rangnick dhe kërkesa e Red Bull: Një “peng” prej 8 milionë eurosh

Mungon vetëm pak për lamtumirën zyrtare të Ralf Rangnick nga Red Bull e kalimin e tij të mëpasshëm tek Milan ku do të ketë fuqi të plota e ku do të nisë rrugëtimin e gjatë në futbollin italian. Gjithsesi jo më parë se të bëjë një dalje milionere edhe në lidhje me tre sezonet e kontratës që e lidhin “profesorin” me grupin që ka në pronësi Leipzig e Salzburg. Ka nga ato zëra që shqetësojnë ujërat e qeta të tratativës. Sipas Sky, në fakt, Red Bull do të përfitojë një dëmshpërblim ekonomiko-penal prej 7/8 milionë euro. Këtu lind edhe frenimi i mundshëm e një zgjatje e kohëve.

Deri pak ditë më parë nuk kishte asnjë ndalesë e dialogu mes palëve avanconte pa asnjë pengesë. Tani, përkundrazi, problem duket se ka: edhe pse Milan e Rangnick kanë zgjedhur njëri tjetrin e nuk kanë ndërmend të ndahen në finish.

Është edhe aspekti i lidhur me merkaton e të ardhmes që, me krerët Elliot e Ivan Gazidis, po ndërtohet. Sipas asaj që shpjegon La Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për rreth 75 milionë euro plus gjysma e të ardhurave nga shitjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë