Futboll

3 ndeshje pa fitore, Maurizio Sarri: Luftojmë, por po vuajmë fizikisht dhe mendërisht

Pas barazimit të vuajtur me Sassuolo, Maurizio Sarri ka analizuar momentin e Juventus me kthjelltësi. “Një trajner pretendon vazhdimësi, por në këtë moment e kemi të vështirë ta kemi, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht – ka shpjeguar tekniku bardhezi -. Po i ndodh të gjithëve, me përjashtime të rralla. Kemi momente të shkëlqyera brenda ndeshjes e momente pasiviteti vështirë për tu kuptuar. Titulli? Duhet të bëjmë nëntë pikë në ndeshjet e ardhshme, pa bërë llogari”, shtoi ai.

“Jemi ndeshur me skuadra që janë mirë fizikisht si Atalanta e Sassuolo – vazhdoi Sarri -. Sassuolo mund të bëhet Atalanta e të ardhmes. Kemi ulje e ngritje fizike e mentale që duhen zgjidhur për tu kthyer në rrugën e duhur. Nuk ka diçka që nuk funksionon. Ne kemi nevojë për më shumë vazhdimësi për të shmangur momente të tilla”.

“Me çaste kjo skuadër të jep ndjesinë se ka një potencial shumë të lartë, në të tjera të lë dyshime sepse kundërshtari vjen lehtësisht në zonë – vazhdoi tekniku bardhezi -. Duhet më shumë ekuilibër, duke ruajtur kualitetin teknik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë