Vështirësitë e Barcelonës në tratativën për të sjellë Lautaron në Camp Nou komplikohen edhe më shumë me kalimin e ditëve. Pavarësisht akordit me lojtarin, nuk po arrihet të gjendet lojtari i duhur për shkëmbim, që ti lërë të gjithë të kënaqur. Edhe sepse katalanasit nuk kanë mundësi ekonomike të tillë për të mbërritur tek argjentinasi me para kesh. Pikërisht për këtë arsye Guardiola ka ndërhyrë në operacionin Barça-Lautaro për transferuar sulmuesin zikaltër tek City. Pep e vlerëson shumë dhe e konsideron një alternativë perfekte për Agueron, që në këtë periudhë është i dëmtuar.
Citizens, tani që kanë edhe sigurinë se mund të vazhdojnë në Europë, kanë disponibilitetin ekonomik për të synuar Lautaron edhe pse duhet bindur lojtari që e ka shprehur disa herë se dëshiron të transferohet në Spanjë, tek ekipi blaugran.
Çelësi mund të jetë Alexis Sanchez. Paraqitjet post lockdown kanë bindur ambientin zikaltër për të besuar tek ai sërish për sezonin e ardhshëm. United është i gatshëm ta lërë në Milano por, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, nuk ka ndërmend të vazhdojë me huazime, por duan ta shesin përfundimisht për një shifër afër 20 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




