Futboll

Suarez thërret Lautaron te Barcelona: Do e ndihmojmë të ambientohet

Jo vetëm Lionel Messi, por tani edhe një tjetër lojtar i madh i Barcelonës del hapur, duke “thërritur” Lautaro Martinezin në Katalonjë: “Është një lojtar i madh – ka thënë Luis Suarez në një intervistë për të përditshmen “Sport” – Është në një periudhë që po luan në nivele shumë të larta tek Inter. Nuk është e lehtë të shkosh në Itali nga Argjentina e të tregosh gjithçka po tregon ai, sidomos në një futboll të komplikuar si ai italian. Është i ri, nëse vjen tek Barcelona do ta ndihmojmë të ambientohet”.

Suarez, në këtë mënyrë, sheh përpara e mendon si mund ti japë një ndihmë sulmuesit të Inter,  në rast kalimi në blaugrana, duke konfirmuar se ardhja e sulmuesit mbështetet nga senatorët e dhomave të zhveshjes katalanase: “Do të mundohemi ta ndihmojmë për tu ndjerë sa më mirë”. Fjalët e thëna nga uruguaiani, theksojnë mediat katalanase, është një mbështetje e rëndësishme, sepse Lautaro mund të jetë lojtari i destinuar të marrë trashëgiminë e tij në aspektin taktikë.

Fjalët e Pistoleros, sidoqoftë, evidentojnë se si në kampin e Barças po mundohen të bëjnë  presion te Interi, edhe pas përfundimit të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Sulmuesi argjentinas është objektivi i madh i merkatos e manovrat për ta marrë kanë hyrë në fazën e nxehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë