Policia e Krujës ka finalizuar pas një hetimi 8-mujor, operacionin e koduar “Nikla” ku ka vënë në pranga 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare.
Në pranga janë vënë shtetasit:
E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;
F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali;
L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.
Siç njofton policia, këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.