De Biasi pritet t’i japë fund “pushimeve“ dhe është pranë firmës për të nisur një aventurë të re. Do të jetë sërish stoli i një Kombëtareje ku trajneri Italian do të ulet. Pas suksesit të jashtëzakonshëm me kuqezinjtë, De Biasi një eksperiencë për t’u harruar do e pasonte te Alaves dhe që prej atëherë nuk e ka provuar më pankinën.
Pas bisedimeve me Iranin, tashmë në skenë shfaqet Kombëtarja e Azerbajxhanit. Këta të fundit i kanë besuar rolin e trajnerit italianit, të cilit sipas “Tuttomercatoweb” i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare. Vetë Federata e Futbollit të Azerbajxhanit e ka konfirmuar në faqen e vetë zyrtare se është në bisedime me De Biasin dhe se firma pritet së shpejti.
“Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet trajner i Kombëtares. Nëse ai të pranojë kushtet që i janë vendosur, negociatat për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zv / trajner”, shkruan Federata azere.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




