Kampionatet më të rëndësishëm pothuajse kanë dhënë gati të gjithë verdiktet e tyre europiane. Me Bundesligën që ka përfunduar, dihet që përfaqësuesit gjermanë në Champions League e ardhshme janë Bayern Mynih, Borussia Dortmund, Leipzig e Borussia Monchengladbach. Ligue 1 e ka mbyllur para kohe kampionatin me Psg, Marseille e Rennes të sigurta për pjesëmarrjen e tyre në kupën më prestigjioze në sezonin 2020/21.
Në Itali, tetë javë nga fundi, Juventus, Lazio, Inter e Atalanta janë katër të parat në klasifikim e përfaqësueset e Serie A në Champions (duke qenë se mes të katërtës e dy vendeve të pesta Napoli e Roma, janë 15 pikë distancë). Në Premier League, Liverpool e Manchester City kanë blinduar vendin e parë e të dytë. Menjëherë vjen Leicester i treti, e Chelsea i katërti, por që duhet të kenë kujdes nga United, dy pikë larg Blues e tre nga “Foxies”. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi mund të shpresojë edhe Wolverhampton i shkëputur tre pikë nga Red Devils.
Në La Liga, Real e Barcelona udhëtojnë të sigurtë drejt Champions të ardhshëm me Atletico Madrid e Sevilla gati të sigurta, edhe pse, katër javë nga fundi, Villarreal e Getafe janë, respektivisht, – 6 e -7 nga andaluzianët. Edhe në Portugali mbeten katër javë nga fundi. Porto e Benfica janë të sigurta që do të përfaqësojnë vendin në kupën europiane më të rëndësishme, ndërsa Sporting Lisbona po i afrohet vendit në play-off, edhe pse Braga ka tre pikë avantazh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




