Futboll

Juve, java vendimtare për titullin fillon me… Champions League

Juventus nis javën që mund të jetë vendimtare për të fituar titullin e 9 radhazi kampion. Falë suksesit së Napolit ndaj Romës, në fakt, bardhezinjtë kanë një avantazh prej 27 pikësh ndaj vendit të pestë (që mbahet nga të kaltrit e verdhekuqtë) e janë matematikisht të kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League, duke qenë se mungojnë vetëm tetë javë nga fundi i sezonit.

Është fakt që dy ndeshjet e ardhshme vlejnë më shumë se gjysmë titulli për skuadrën e Sarrit. Dy impenjime të vështira duke pasur parasysh kalibrin e kundërshtarëve. Nis të martën në San Siro kundër Milan, që sapo ka mposhtur Lazion e tani synon Europa League. Juventus këtë vit e ka patur të vështirë kundër kuqezinjve, duke fituar ngushtë në Torino falë një goli të Dybala dhe duke arritur dy barazime në përballjen e dyfishtë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Për më tepër duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm si Joya e De Ligt.

Por nëse Milan shqetëson, Atalanta të frikëson. Është e vërtetë që në ndeshjen e parë Dea u përmbys 3-1 në Bergamo, por armata e Gasperinit është skuadra më në formë e momentit e ka vënë në shënjestër vendin e dytë. Të shtunën në Stadium do të jetë një test i vështirë për CR7 e të tjerët, që nuk mund ti lejojnë vetes hapa fals për të kthyer në garë kundërshtarët.

Nëse kalohen këto dy pengesa  të pasigurta, pastaj rruga është në zbritje e mund të nisë numërimi mbrapsht drejt titullit kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë