Çdo udhëtari që kërkon të shijojë Shtetet e Bashkuara në plotësinë e tyre, do ti duhej shumë rrugë për të bërë. 9.8 milionë kilometra katrorë të vendit janë të mbushura me shumë më shumë autostrada të vetmuara, qytete të dendura, qytete të vogla dhe parqe skenike sesa mund të shihen në një udhëtim të vetëm; ose në disa të tillë.

Por ashtu siç nuk ka një përvojë të vetme amerikane, nuk ka ndalesë përfundimtare të turistëve amerikanë. Nga brigjet me palma deri tek malet e mbuluara nga dëbora, ajo që është ikonike për peizazhin amerikan varet nga vendi ku po qëndron.

Prandaj, National Geographic u bëri një pyetje 22 fotografëve të vet: Kur mendoni “Amerika ikonike”, çfarë destinacioni ju vjen në mendje? Imazhet që ata ndanë, të frymëzuara nga përvojat e tyre personale të udhëtimit nëpër të gjithë vendin, tregojnë gjeografitë, kulturat dhe popujt e ndryshëm të kombit amerikan. Për disa, vendet e egra janë një tipar përcaktues i SHBA-ve. Të tjerë zgjodhën vende të rëndësishme indigjene për të reflektuar mbi historinë komplekse të Amerikës. Shumë të tjerë vendosën të kthehen në vendet e kujtesës – vende të gjalla që ndikuan tek ata si udhëtarë rishtarë, duke përfshirë edhe një histori emigracioni të një familjeje. Të gjitha fotografitë janë realizuar përpara pandemisë së koronavirusit.

Për të kuptuar siç duhet 4 Korrikun, eksploroni këto 22 destinacione ikonike në të gjithë Shtetet e Bashkuara përmes lenteve të fotografëve të National Geographic.

Dunat e Mëdha të Rërës, Parku Kombëtar, Kolorado 
Akullnaja Knik, Alaskë 
Santa Barbara, Kaliforni 
Liqeni në Kanionin Glen, Arizonë 
Utqiagvik, Alaskë 
Pembroke, Karolina e Veriut 
Sheshi Times, Nju Jork 
Oahu, Hawai 
Sanktuari Chimayo, Nju Meksiko 
River Rouge, Michigan 
Ujëvarat Havasu, Arizonë 
Rruga 66 
Jardine, Montana 
Marion, Ohajo 
Big Sur, Kaliforni 
Memoriali i Linkolnit, Uashington DC 
Nju Orlins, Ljuizianë 
Lugina e Vdekjes, Kaliforni
Burimi: National Geographic. Solli në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





















