Lajme

Nënë e bijë gjenden të vdekura, Policia: Dyshohet për vetëflijim

Nënë e bijë janë gjetur pajetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë. Viktimat janë një 56 dhe 30-vjeçare, ndërsa është transportuar me shpejtësi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore një 34-vjeçare.

Policia thotë se është njoftuar nga vëllai i 56-vjeçares, që ka denoncuar se motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin derën e banesës.

Me të marrë denoncimin policia ka hyrë nga dritarja e banesës me ndihmën e forcave zjarrfikëse.

“Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër. Po kryhen veprime në vendngjarje. Sipas ekspertit mjeko ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhuna dhe dyshohet se janë vetëflijuar. Do t’ju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor. Mendohet për një vetëflijim. Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mosushqyerjes në konstruktin e tyre", tha për mediat drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë