700 gola në karrierë. Super sfida mes Cristiano Ronaldo e Messi vazhdon edhe në distancë e mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen kundër Atletico, edhe Pleshti ka prekur kufirin historik të 700 golave në karrierë. E ka bërë në mënyrën e tij… si Messi: me një parabolë nga pika e bardhë e penalltisë që ka befasuar Oblak.

Me këtë gol Messi ngjitet në kuotën e 441 golave në Liga e konfirmohet shënuesi më i mirë i historisë së kampionatit spanjoll (CR7 është në kuotën 311). Për argjentinasin në total janë 630 gola të shënuar me fanellën blaugrana, ndërsa 70 të tjerat i ka shënuar me kombëtaren. Për të festuar arritjen, Barcelona e ka transformuar në agjentin 007 (në të kundërt 700) me “licencën për të shënuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




