Futboll

Holanda rihap stadiumet për tifozët, por do të jetë e ndaluar të këndohet

“Mirëserdhët në stadium, por pa kënduar”. Holanda ishte kampionati i parë në Europë që vendosi të ndalojë përfundimisht dhe është i pari që vendosi hapjen e stadiumeve për tifozët. Edhe pse me për rregulla të veçanta.

E ka shpjeguar këtë kryeministri, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp. Nga shtatori, me rifillimin e kampionatit të ardhshëm, stadiumet do të jenë të hapura për publikun, por me kapacitet të reduktuar në 1/3 për të siguruar distancim social, e mbi të gjitha me një ndalim interesant: nuk mund të këndohet në mbështetje të skuadrës (vetëm duartrokitje ose fishkëllima).

“Nëse në stadiume këndohet, atëherë është e thjeshtë: pastaj mbyllen prapë”, ka shpjeguar Rutte. “Nëse bërtet ose  këndoni me zë të lartë, shanset për përhapjen e virusit janë shumë të larta”, sipas Rutte. Ndryshe nëse mban një bori për të bërë zhurmë: “E di që duket e tmerrshme, por të gjithë kërkimet tregojnë se në situata si kjo virusi transmetohet shpejt”. Eredivisie pritet të rifillojë në 12 shtatorin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë