Futboll

Fund i çmendur në Inter-Sassuolo, 6 gola në 90 minuta (VIDEO)

Përfundon 3-3 sfida mes Inter e Sassuolo e vlefshme për javën e 27 të Serie A. Mbrëmje e çmendur në San Siro, me emilianët që befasuan zikaltrit në shtëpi pas 4 minutash falë Caputos. Inter përmbys gjithçka në pjesën e parë falë penalltisë së Lukaku dhe golit të parë me fanellën zikaltër të Biraghi.

Në 10 minutat e fundit të pjesës së dytë ndodh gjithçka: Berardi barazoi gjithashtu me penallti, pastaj Borja Valero gjeti avantazhin përsëri, por në të 89 Magnani dënoi Inter në një barazim gjithsesi të merituar për djemtë e De Zerbi. Me ketë humbje Inter largohet edhe me shumë nga gara për titull.

https://streamable.com/bn98g3

STATISTIKA

– Inter nuk pësonte 3 gola në një ndeshje të Serie A nga fitorja 4-3 pikërisht ndaj Sassuolo në ndeshjen e parë.

– Nga prilli 2018 (2-3 v Juventus) Inter nuk pësonte të paktën 3 gola në shtëpi në Serie A.

– Cristiano Biraghi është shënuesi i 16-të i ndryshëm për Inter në këtë Serie A, më shumë se çdo skuadër tjetër.

– Me 19 gola, ky është sezoni i dytë më i mirë realizues për Romelu Lukaku në 5 kampionatet më të mirë europianë (pas 25 golave me Everton në 2016/17).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë