Futboll

Vatra të reja në Lisbonë, Champions në rrezik

“Final Eight” i Champions League mund të vendoset në dyshim. Jo për formulën e zgjedhur nga UEFA, por për qytetin pritës. Javën e kaluar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zgjodhi Lisbonën dhe dy stadiumet e saj, “Da Luz” dhe “Jose Alvalade” në dispozicion të tetë ekipeve finaliste, por në ditët e fundit rritja e ndjeshme e infektimeve me Covid-19 që ka sjellë dhe vatra të tjera, ka detyruar qeverinë të shpallë karantimin në kryeqytet.

Pas një feste klandestine në Klub Deportivo de Odiaksere në Algarve u regjistruan 90 raste të reja. Një tjetër vatër shpërtheu dhe në Santuario de Fatima, në komunën Ourem, me 16 punonjës që rezultuan pozitiv. Që prej fillimit të pandemisë, në Portugali janë shënuar 39 mijë të infektuar dhe 1534 të vdekur. Por pas suksesit së strategjisë së karantinës, numrat kanë filluar të rriten përsëri, ku janë shënuar 259 infektime në 24 orët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë