Fitorja 2-1 kundër Sampdorias afron Inter -6 pikë nga Juventus. Antonio Conte buzëqesh për rezultatin, por jo gjithçka tek zikaltrit i ka pëlqyer. “Duhet vrarë kundërshtari, sportivisht kuptohet. Si në Napoli, ku dominuam ndeshjen por barazuam 1-1 e shkuam në shtëpi. Në ndeshje të tilla krijon shumë dhe duhet të bësh gol, sepse mjafton një goditje këndi dhe mbaron gjithçka. Nuk është mirë të kalosh nga rasti për 3 ose 4 me zero në 2-1. E nga këtu në fund nuk do të kemi më mundësinë të gabojmë, sepse duam t’u “çajmë dërrasat” të gjithëve e të luajmë për diçka të rëndësishme. Për të ngritur trofe duhet të mësosh të jesh i keq. E kur e ke mundësinë, duhet të bësh gol”.
“Jam shumë i kënaqur – vazhdon Conte për paraqitjen e të tijve – skuadra më pëlqeu. Por përsëris, duhet më cinizëm e edhe pak më shumë kujdes në situata si ai i golit të pësuar. Eriksen bëri mirë, por mund të bënte të paktën dy gola, edhe ai duhet të jetë më konkret”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




