Futboll

Barça nuk heq dorë: Lautaro mund të mbyllet edhe në gusht ose shtator

“Jam optimist mbi faktin se mund të vazhdojmë me të edhe vitin e ardhshëm”. Fjalët e Marotta, bashkë me performancën e mirë kundër Samp (me një përgjigje në fushë atyre që e akuzuan për “shpërqendrim” në ndeshjen me Napolin), duket se po rikthejnë Lautaro Martinez në qendër të botës së Inter. Me një problem të vogël, që edhe aq i vogël nuk është: Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari e argjentinasi, pavarësisht se do të japë gjithçka për fanellën zikaltër deri në mbyllje të sezonit, ëndërron të luajë me Lionel Messi.

Barça, pasi ka arritur një akord paraprak  me sulmuesin, nuk e ka me nxitim. Sipas “Mundo Deportivo” ardhja e Lautaro konsiderohet prioritet edhe pse jo menjëherë. Në javët e para të korrikut pritet të skadojë klauzola e famshme e zgjidhje së kontratës, fiksuar në 111 milionë, një klauzolë që Barcelona kurrë nuk ka menduar ta paguajë plotësisht.

Oferta blaugrana mbetet e fiksuar: 70 milionë plus Junior Firpo. Një ofertë që Inter nuk duket se ka ndërmend ta marrë në konsideratë. Por tek Barça kanë durim, duke shfrytëzuar vullnetin e lojtarit e nga fakti që merkato mbetet e hapur deri në fund të këtij sezoni. Me pak fjalë, ka kohë për të mbyllur marrëveshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë