Në fushë, përveç pritjeve, ka shënuar gjithashtu 62 gola. José Luis Chilavert ishte një portier goleador, i cili kurrë nuk pati një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Diego Maradona, “armikun” e tij sportiv në kohën e Velez Sarsfield, kur argjentinasi veshi fanellën e Boca Juniors.
I intervistuar nga “Radio Rivadavia”, Chilavert e goditi rëndë “Pibe de Oro”, duke krahasuar vitrinën e tij sportive me atë të Lionel Messit, pavarësisht se “pleshtit” i mungon ende një Kupë Bote: “Messi është padyshim lojtari më i mirë në planet. Argjentinasit duhet ta falënderojnë atë për zgjedhjen e kombëtares së tyre, jo të Spanjës. Është kënaqësi ta shikosh ndërsa ai luan. Maradona nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar Leo”.
Urrejtja mes të dyve daton shumë herët, nga një ndeshje e luajtur në Argjentinë, në të cilën mbrojtësi ekstrem paraguaian shënoi me goditje dënimi: “Maradona nuk më respektoi dhe unë iu kundërpërgjigja ashpër. I thashë se ka edhe kontrolle andidoping, kjo e zemëroi atë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




