Futboll

Fitore me përmbysje, Lokomotiva shkëlqen me 4 shqiptarë në fushë (Video)

Me 4 shqiptarë në fushë, Indrit Tucin, Enis Çokajn, Jon Mersinajn dhe Myrto Uzunin, Lokomotiva e Zagrebit mposhti 3-2 në një ndeshje super delikate, Hajduk Splitin. 

Me fitoren e djeshme, Lokomotiva u ngjit në kuotën e 53 pikëve, duke u renditur në vendin e 2-të, ndërsa Hajduk Split ka arritur të grumbullojë 51 pikë në 30 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin e 5-t.

https://streamable.com/u1skpy

Hajduk kaloi e para në avantazh, pasi shënuan dy herë në pjesën e parë, por Kolinger rihapi gjithçka për vendasit. Por, në pjesën e dytë kundërpërgjigjet me gol Indrit Tuci, i cili barazon përkohësisht rezultatin. Në minutën e 97-të, Lokomotiva, sërish në avantazh me anë të Kolinger, i cili arriti të realizonte edhe golin e fitores duke çuar në delir tifozët e Lokomotivas. Nga ana tjetër te Hajduk u aktivizua edhe mbrojtësi i kombëtares, Ismajli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë