Futboll

Sarri rrezikon stolin, CR7 Topin e Artë

Për dikë vetëm fitorja në Champions League mund ta shpëtojë Maurizio Sarrin. Është e sigurtë se nëse nuk fiton kampionatin, pankina e tij është në rrezik. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut toskan, që është përplasur me një realitet më të egër sesa pritej.

Tifozët, sot më shumë se kurrë, nuk e duan: për të shkuarën e tij, për mënyrat e të bërit të gjërave e, sidomos, se humbi dy objektiva të sezonit. Kërkohet tani një zgjidhje, përndryshe ish-tekniku i Napolit dhe Çelsit rrezikon të ketë fundin e Maifredi, që erdhi në Torino për të bërë lojë të bukur e u përzu pas një sezoni të vetëm, katastrofik. Juventusi i Sarri është në linjë me të fundit të Allegri: ka humbur Superkupën italiane, por ka bërë më mirën në Kupën e Italisë (mundur në finale kundër eliminimit në çerekfinale). Kampionati do të jetë vendimtar, më shumë sesa Champions League. Pa titullin e nëntë radhazi, fati i Sarri duket i vulosur.

Por, Cristiano Ronaldo po merr gjithashtu një rrezik të madh. Jo për atë që i përket të ardhmes kontratuale apo për zero gola në dy ndeshje (katër nëse llogaritet edhe periudha pre-Covid). Të mbetet me zero tituj do të ishte një situatë e papranueshme për portugezin që në këtë mënyrë do ti thoshte lamtumirë edhe Topit të Artë. Sepse pa Europianin, i mbetet vetëm Champions League për të fituar çmimin individual më prestigjioz. Fitimi i kampionatit nuk do të ishte i mjaftueshëm. Shpresa, e tij dhe e juventinëve, është që Lisbona ti jetë akoma mike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë