Goal-line Technology tradhëton në ndeshjen e parë të Premier League pas tre mujash ndalesë. Episodi i pabesueshëm ndodhi pak para pushimit në sfidën mes Aston Villa e Sheffield United: portieri i vendasve, Orjan Nyland, kap topin në një goditje dënimi të Norwood, por tërhiqet shumë dhe futet brenda vijës. Imazhet nuk lënë dyshime: topi ka hyrë plotësisht. Arbitri Oliver nuk jep gol për shkak të një problemi teknik. Protestat e kundërshtarëve janë të padobishme. Sipas rindërtimit të medias angleze, ora e arbitrit ka sinjalizuar golin vetëm në dhomat e zhveshjes. Pak pas mbarimit të ndeshjes, ka ardhur edhe një komunikatë e Hawk-Eye Innovations, shoqëria që administron sistemin e Goal-line Technology: “Portieri, mbrojtësi e traversa bllokuan telekamerat, nuk kishte ndodhur kurrë në 9000 ndeshje. I kërkojmë ndjesë Premier League e Sheffield”.
KOMUNIKATA E HAWK-EYE INNOVATIONS
“Gjatë pjesës së parë të Aston Villa-Sheffield United është verifikuar një incident me Goal-line Technology, në të cilin topi ka kaluar vijën e portës bashkë me portierin e Aston Villa, numri 25 Nyland. Gjyqtarët nuk kanë marrë një sinjal as nga ora e as nga kufjet. Shtatë telekamerat prezente rreth portës ishin të mbuluara nga portieri, mbrojtësi dhe traversa. Një nivel i tillë errësimi nuk ishte verifikuar kurrë në mbi 9000 ndeshje në të cilat sistemi ynë ka qenë operativ. Sistemi ishte testuar para fillimit të ndeshjes dhe u konfirmua funksional nga arbritrat, duke qenë në funksion gjatë gjithë ndeshjes. Hawk-Eye kërkon ndjesë ndaj Premier League, Sheffield United e të gjithë ata që janë prekur nga ky incident”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




